Lady Gaga flet për problemet mendore gjatë fjalimit të saj në LA

Showbiz November 10, 2018 - 15:08
Këto probleme i ka ajo

Lady Gaga nuk ka problem të jetojë dhe të zbulojë të vërtetën e saj.

Ajo u nderua me një çmim për pjesëmarrjen në “A Star Is Born” dhe gjatë fjalimit tregoi problemet mendore që ka kaluar gjatë jetës, shkruan news.com transmeton lajmi.net.

Në një fjalim gati 25 minuta, ajo dha detaje për “krizën e shëndetit mendor” të saj që e nxiti atë të kërkojë ndihmë profesionale pasi u largua nga angazhimet e karrierës muzikore.

“Pas shumë vitesh që i thoja po punës, intervistave, eventeve, të gjitha mundësive, për ta cilat padyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për të arritur ëndrrat e mia, fjala po u kthye në diçka automatike. Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thoja jo”, u shpreh këngëtarja Gaga.

Image

Ajo shpjegoi se “betejat e saj më vonë u shndërruan në dhimbje fizike kronike, fibromialgji, sulme paniku, përgjigje akute të traumës dhe spirale mendore negative që kanë përfshirë ideimin vetëvrasës dhe sjelljen masochistike”.

“Le të ndryshojmë botën”!

“Ne kemi nevojë për të sjellë shëndetin mendor në dritë. Ne duhet të ndajmë historitë tona në mënyrë që shëndeti mendor global të mos na shfaqet në errësirë”, përfundon Lady Gaga.