Shikoni si e hedhin vallen Emmanuel Macron dhe Justin Trudeau (Video)

Showbiz October 12, 2018 - 16:12
DETAJET

Duket se kryeministrja britanike Theresa May, ua ka lënë trashëgiminë e ‘vallëzimit të çmendur’ liderëve të tjerë botërore, si presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit kanadez Justin Trudeau. Ata janë parë duke hedhur vallën në mënyrë mjaft të ‘çmendur’ në një aheng në Armeni, shkruan Periskopi.

Pamjet e publikuara, paraqesin dy liderët duke vallëzuar me një këngë tradicionale armene.

Macron dhe Trudeau, shihen duke ngritur duar, duke duartrokitur dhe duke lëvizur me gishtërinjë, një valle kjo tradicionale e Armenisë.

Macron, në bazë të pamjeve shihet më i entuziazmuar se Trudeau derisa vallëzon dhe ecë rreth e rreth masës si dhe ndalon kohë pas kohe për të komunikuar me njerëzit prezent aty.