Rita: Nuk kam pse ta fsheh trupin tim

Showbiz October 12, 2018 - 12:51
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Rita Ora më në fund ka filluar të ndjehet komode me trupin e saj.

Bukuroshja shqiptare me famë botërore, thotë se i është dashur mjaft kohë që të gjej rehatinë me trupin e saj dhe format trupore dhe tani është mësuar ta dojë veten ashtu siç është dhe nuk e ka problem që ta ekspozoj në publik, shkruan “Zëri.info”.

Duke folur rreth paraqitjes së saj në ballinën e revistës “Clash”, ku ajo shihet tërësisht e zhveshur duke mbuluar me duar vendet më intime të trupit, ylli i muzikës është shprehur: “Tani kam shumë vetëbesim me trupin tim. Më është dashur shumë kohë për të arritur në këtë pikë të jetës sime. Kur kam qenë më e re, isha shumë e pasigurt me format e mia trupore dhe me shfaqjen e tyre. Isha vajza më e pjekur në klasën time, pasi kisha fituar forma të bujshme të trupit dhe për këtë turpërohesha. Por tani kam arritur në atë pikë që jam plot vetëbesim me trupin tim. Ko është shumë çliruese. Nuk kam arsye pse ta fshehi trupin tim”, shkruan më tutje “Zëri.info”.

Në anën tjetër, Rita ka deklaruar se rrjetet sociale u kanë dhënë këngëtareve një platformë të fuqishme, pasi kjo u ka dhënë lirinë për t’u shprehur dhe për të qenë në kontakt me adhuruesit e saj.

Vetëm në Instagram, Rita ka 13.9 milionë përkrahës, të cilët ajo vazhdimisht i shpërblen me foto të ndryshme, shumë prej tyre tejet të nxehta. /ZERI

Image