Martohet Blerta, motra e Leonora Jakupit (FOTO)

Showbiz September 16, 2018 - 00:43

Sonte ka festë në familjet Jakupi e Demaku, shkruan Zeri.info.

Blerta, motra e këngëtares së njohur shqiptare, Leonora Jakupi është martuar me Kushtrim Demakun.

Image

Dasma e çiftit të ri ka qenë glamoroze dhe është organizuar në një restorant kosovar.

Në dasmë ka pasur mysafirë të shumtë, përfshirë këtu edhe personalitete të njohura dhe VIP.

Vlen të përmendet prezenca e politikanëve Sami Lushtaku e Ganimete Musliu, këngëtares Vjollca Haxhiu, aktorit Ylber Bardhi, pastaj njerëzve të showbizit si Labinot Gashi – Labi, Kaci etj, derisa surprizë për çiftin ishte grupi NRG Band, i cili i performoi sonte disa këngë.

Image

Vlen të përmendet se për dekorimin dhe organizimin e dasmës është përkujdesur kompania e eventeve “Roze”.

Dasma po vazhdon edhe në këto momente dhe ne i urojmë lumturi çiftit të ri. U trashegofshit! /Zëri/

Image