Kardashian poston fotografinë e këngëtares shqiptare

Showbiz September 15, 2018 - 22:48
Lexo detajet

Nuk është Rita, as Bebe, as Dua e as Era, një shqiptare tjetër zë vend në profilin e Kim Kardashian Kim Kardashian njihet si femra më e përfolur në botën e showbizit botëror, rrjetet e saj sociale vërshojnë me ndjekës, pëlqime e komente.

Andaj një person i tillë me influencë të madhe në këtë drejtim po se që poston një imazh tëndin pa dyshim që do të ishte diçka që shumë kush do ta dëshironte. 

E një fat të tillë pati edhe këngëtarja e modelja shqiptare, e cila aktualisht po vepron në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj.

E grimuar nga grimeri i familjes Kardashian, Arieli ajo duket për mrekulli. Por nuk është vetëm kjo arsyeja e postit që ka bërë Kim, meqenëse ky grimer ka përdorur produktet e saj në fytyrën e Anxhelinës atëherë kjo gjë duket se i ka lënë mbresa./21Media

Image