
Eminem publikon videon e radhës, atë për këngën e fuqishme “Lucky You”
Showbiz
shtator 13, 2018 - 17:39
Lajmet e fundit nga showbizi
Një nga këngët më të fuqishme e më të pëlqyera të albumit “Kamikaze” është padyshim “Lycky You”.
Në këtë bashkëpunim të Eminem me Joyner Lucas, vërehen afëtsitë e mrekullueshme të reperëve për rima dhe shpejtësinë në rap.
E këngës shumë të lavdëruar e të pëlqyer nga të gjithë, i është bashkangjitur edhe një video që i shkon shumë, e punuar për mrekulli, shkruan Gazeta Express.
Megjithëse fansat janë gëzuar për këtë publikim, të gjithë po presin kundërpëgjigjen e Eminem për 'diss'-in e Machine Gun Kelly.
E për këtë, Eminem së fundi ka thënë se ai po përkujdeset që të publikojë një 'diss' që do t' shkatërrojë karrierën e jo t'i bëjë publicitet.