Kërkesat e Dua Lipës për hotelin ku do të qëndroj

Showbiz August 11, 2018 - 16:23
Lexoni më shumë detaje

Këngëtarja shqiptare nga Prishtina Dua Lipa do të mbajë një koncert më 14 gusht në Antalia të Turqisë, një koncert i cili po pritet me shumë interes në këtë vend pasi është i pari që këngëtarja mban në Turqi.

LEXO EDHE: Dua Lipa e entuziasmuar pas koncertit: Sa shumë të dua, Prishtina ime!

Ajo që bie në sy sipas gazetës turke “Vaziyet” janë kërkesat e artistes shqiptare me famë botërore ku bien në sy ato për higjienën.

Edhe pse do të jetë në një prej hoteleve më luksoze të Belekut, 23-vjeçarja ka kërkuar 50 peshqirë duarsh dhe 50 peshqirë dushi si dhe rimodelim të plotë të të gjithë dhomës, raporton “BalkanWeb”.

Një tjetër kërkesë është mjalti Manuka i freskët, vendosja e pasqyrave në të gjitha dhomat, lulet e freskëta dhe uji me arrë kokosi të cilën ajo e përdor në çdo moment të ditës.

Po kështu ka kërkuar biskota të bëra me dorë, çokollatë të hidhur, mish dhe dhallë para koncertit .

Koncerti do të jetë një dhurate për fansat turq të këngëtares shqiptare të cilët në fund do të marrin edhe nga një filxhan me fotografinë e saj.

Image