Edhe i dashuri i Dua Lipës e bën shqiponjën

Showbiz August 11, 2018 - 00:24

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë, e cila edhe pak minuta do të ngjitet në skenë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, është duke u shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Dua sot gjatë ditës u nderua edhe nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me ç’rast ia ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që ia ka bërë kryeqytetit me festivalin ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”.

Ajo ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale bashkë me Ahmetin duke e bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.

E, shqiponjën dykrenare e bëri edhe i dashuri i saj Isaac Carew, i cili ka falëndëruar kryetarin e Prishtinës dhe tha se ndihet krenar.

Image