Luana Vjollca përvëluese, Krenari i bën komentin që të gjitha femrat do donin

Showbiz August 02, 2018 - 10:48
Lajmet e fundit nga showbizi

Në media, historia e tyre është ndër më të komentuarat!

Kjo për faktin, se mes fakteve dyshuese dhe të vërtetës ka ende një hendek të madh, për sa kohë që vet protagonistët nuk kanë folur qartë për raportin mes tyre.

Por, fotografët i kanë "fiksuar" në aparatet e tyre jo pak herë së bashku, ndërsa komentet që ai i bën Luana Vjollcës shpesh në rrjetet sociale, e përforcojnë edhe më shumë idenë se mes të dyve mund të ketë një shkëndijë dashurie. Kështu, ka qenë Luana Vjollca, e cila ka postuar ditën e djeshme një video nga ku "ndizte" motorrët për performancën e mbrëmjes në Ulqin. Këtë sezon veror, ajo duket se po e kalon mes pushimeve dhe angazhimeve në muzikë, ku prezantuesja simpatike po shfaqet në evente dhe aktivitete të ndryshme.

Look-u i saj pas make up-it dje, bëri që një lumë komentesh të vërshonin në videon e postuar, por ndër të tjerë dalloi ai i Krenarit, i cili i shkroi: "Dikush të thërrasë zjarrfikësen". Përgjigja e Luanës?! "Thirri ti", ndërsa e shoqëroi edhe me disa buzëqeshje.

Image