Yllka Kuqi vjen me poza atraktive në bikini nga pushimet

Showbiz July 13, 2018 - 19:40
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi ka qenë shumë aktive këto muaj me projekte të reja.

Fillimisht, ajo solli një këngë solo të titulluar “Je dashnia”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Më pas ishte “Xhan” – bashkëpunimi me reperin Gold AG i cili gjithashtu u shndërrua në një nga hitet e kësaj vere.

E pas një pune të palodhshme, duket se këngëtarja nga Gjakova ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të merituara pushimi.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat.

Jo të shpeshta janë rastet kur Yllka pozon me bikini, megjithatë këtë herë ajo befasoi fansat e saj duke realizuar këto imazhe mjaft tërheqëse.

Përndryshe, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe një këngë tjetër, të titulluar “A thu”. /Telegrafi

Image

Image