Aksidentohet aktori i famshëm, përfundon në spital

Showbiz July 10, 2018 - 11:43
Aktori ka pësuar aksident në Kosta Koralina, kur me motorin e tij ka goditur një kamion

Aktori i famshëm I Hollivudit, George Clooney, ka pësuar aksident trafiku në Sardinje të Italisë dhe ky lajm është shpërndarë menjëherë në mediat botërore, transmeton Zeri.info.

Aktori ka pësuar aksident në Kosta Koralina, kur me motorin e tij ka goditur një kamion. Dhe siç raportojnë mediat e atjeshme, aktori menjëherë është dërguar në spitalin John Paul II, ku është konstatuar se ai ka marrë lëndime të lehta.

Pasi i është dhënë ndihma e nevojshme, ai është lëshuar për tretman në shtëpi. Tani për tani nuk dihet se kush ishte fajtori për këtë aksident, i cili sipas disa dëshmitarëve, ka mundur të jetë fatal për aktorin, nëse do të përfundonte nën rrotat e kamionit.

George së bashku me gruan e tij Amal dhe binjakët e tyre, momentalisht gjenden në Sardinja, për shkak se aktori është duke xhiruar një seri të re atje./ZERI