Thyhen ligjet në Iran me këngën ''Bonbon''

Showbiz July 10, 2018 - 08:42
Lexo për më shumë detaje

Femrat në Iran kanë postuar videot e tyre duke kërcyer në internet, në mbështetje të një adoleshenteje që u arrestua,transmeton ''Zeri.info''

Maedeh Hojabri u arrestua për shkak se postoi në Instagram një seri videosh ndërsa kërcente pa shami në kokë.

Ajo kishte siguruar mijëra ndjekës në rrjetin social me anë të videove të saj ku kërcente muzikë iraniane dhe perëndimore.

Përdorueset e rrjeteve sociale në Iran kanë publikuar video dhe mesazhe në mbështetje të balerinës adoleshente, duke përdorur hashtagun #dancing isn’t a crime (kërcimi nuk është krim),përcjell ''Zeri.info''

Njëra nga femrat iraniane ka publikuar një video duke thyer ligjet iraniane me këngën e Era Istrefit ‘Bon Bon’, që u bë një hit ndërkombëtar.

Qeveria iraniane ka rregulla strikte ku kërcimi pa shami dhe me seksin e kundërt është i ndaluar, përveç rastit kur ndodhen përpara  familjes së tyre.

Vajza në video shihet duke kërcyer në shtëpi pa shami ose hixhabin, transmeton ''Zeri.info''

Disa kërcimtare të tjera thuhet se janë arrestuar gjithashtu gjatë javëve të fundit.

“Nëse u tregoni njerëzve kudo në botë se vajzat 17 dhe 18 vjeçare arrestohen për shkak të kërcimit të tyre, lumturisë apo bukurisë që kanë me akuzën se kjo është e turpshme ndërsa përdhunuesit e fëmijëve dhe të tjerët janë të lirë, ata do të qeshin! Sepse për ta, është e pabesueshme,”-tha blogeri Hossein Ronaghi/ZERI/.

 

Image