Kujt i ka propozuar fejesë Justin Bieber
Sipas dëshmitarve okularë këngëtari kandez Justin Bieber i ka propozuar modeles së njohur Hailey Baldwin ,shkruan BBC, transmeton“Zeri.info”
Justin Bieber në një restorant të ishujve Bahamas i ka shprehur dashurinë duke i propozuar fejesë bukuroshes amerikane, duke kërkuar që të mos filmohet gjatë përgjigjes nga ana e saj.
Duket se prindërit janë emocionuar aq shumë sa që kanë postuar në rrjetin “ Twitter” ku pas disa sekondave e kanë hequr postimin, mirëpo babai i bukuroshes nuk ndaloi duke postuar në instagram disa citime të biblës se “Krenaria është një shfaqje e vogël “ dhe “Jam i emocionuar për kapitullin tjeter”,përcjell”Zeri.info”.
Muajin e kaluar Hailey dhe Justin janë parë bashkë, ku edhe janë fotografuar në pozitat të ndryshme , dyshja ka qenë miq për vite me radhë, ku edhe kanë pasur një të kaluar dashurie së bashku , transmeton”Zeri.info”.
Sa i përket fansave disa prej tyre nuk e kanë mirëpritur këtë lajm, kurse disa i kanë shprehur qiftit urimet më të përzemërta/ZERI/.