Rita Ora nuk i ka raportet mirë me Dua Lipën, por jo edhe Bebe Rexha

Showbiz July 08, 2018 - 20:20
Bebe Rexha përsëri ‘tradhton’ Rita Orën

Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin me njëra-tjetrën, pavarësisht se që të dyja vijnë nga Prishtina e jetojnë në Londër, shkruan “Zeri.info”.

Image

Rita Ora ka shoqëri shumë të mirë me këngëtaren tjetër shqiptare e cila është duke korrur sukses në muzike, Bebe Rexha.

Por, është kjo e fundit e cila nuk e ka problem që të flas e të jetë e afërt edhe me Duan, pavarësisht se është shoqe mjaft e mirë me Ritën, përcjell “Zeri.info”.

Image

Që të dyja këngëtaret ndjekin njëra-tjetrën në rrjetin social “Instagram”, madje vet Bebe është ajo që tashmë ka filluar që ta shpreh sipatinë dhe dashurinë ndaj Duas përmes komenteve të ndryshme.

Dua ka publikuar disa fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram” dhe Bebe nuk ka ngurruar aspak që ti komentoj asaj, përcjell “Zeri.info”.

Bebe e ka bërë përsëri të njëjtin koment ndaj Duas, duke i komentuar thjeshtë një fjalë të vetme “E zjarrtë”.

Se për çfarë bëhet fjalë, shikojeni fotografinë e mëposhtme. /ZËRI/

Image