Dua Lipa artistja më e suksesshme në Britani për vitin 2018

Showbiz July 07, 2018 - 18:57
Lexo detajet

Dua nuk po ndalet! Këngëtarja shqiptare e cila po vepron në Britani Dua Lipa, ka arritur edhe suksesin e radhës.

Bukuroshja është zgjedhur artistja  më e suksesshme në Britani për vitin 2018. Këtë e ka bërë të ditur vet Dua duke publikuar të dhënat e Music News Fact në instagram. Sipas Music News Fact, Dua deri më  tani është artistja më e madhe në Britani.  

Dua po ashtu ka tre këngë më të shitura deri më tani për vitin 2018 dhe kënga “One Kiss” është më e shitura.

Kështu Dua po arrin sukses pas suksesi, hov mori me lansimin e këngës “New rules” e cila i dha famë edhe përtej oqeanit.

Ndërkohë Lipa pritet që më 10 gusht të mbajë koncert në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”./21Media

 

Woah its crazy out here

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on