Bën vetëvrasje djali i këngëtares së famshme

Showbiz July 04, 2018 - 14:47
Policia kishte arritur në shtëpinë e tij të martën pasdite dhe ai ishte shpallur i vdekur në vendngjarje

Djali i madh i këngëtares së famshme Tina Turner, ka kryer vetëvrasje, bëjnë të ditur mediat amerikane, transmeton Zeri.info. Craig Raymond Turner e ka qëlluar veten me qifte në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Image

Policia kishte arritur në shtëpinë e tij të martën pasdite dhe ai ishte shpallur i vdekur në vendngjarje. Craig ka lindur kur Tina ishte vetëm 18-vjeçe, para se ajo të martohej me Ikea Turnera. Por babai biologjik i Craig, ishte saksofonisti Raymond Hill i cili luante në grupin e Ikea, ‘Kings of Rhythm’.

Përndryshe, Tina Turner jeton në Zvicër, ndërsa lajmi i rëndë për të vjen në kohën kur ajo gjendet në udhëtim jashtë vendin, çka ndodhë rrallë. Momentalisht gjendet në Paris, por pritet shpejt të udhëtoj në SHBA, Craig merrej me patundshmëri dhe ishte 59-vjeçar./ZERI