Titulli i pestë me radhë si “Femra më e Nxehtë e Planetit”

Showbiz July 04, 2018 - 08:51
Lexo detajet

Kohë më parë revista e famshme për meshkuj “Maxim” e kishte shpallur supermodelen Kate Upton si femrën më seksi në botë për vitin 2018, ndërsa në përzgjedhjen e njëjtë edicioni indian i kësaj reviste, për të pestin vit me radhë e ka shpallur bukuroshen Priyanka Chopra si “Femra më e Nxehtë e Planetit”, transmeton "Zëri.info". 

“Aftësitë e saj në aktrim, por edhe karizmi janë vetëm një plus shtesë në këtë pako, për çka ka depërtuar lehtë në televizionin e në filmat amerikanë dhe është bërë një yll global”, thuhet në sqarimin e kësaj redaksie. “Ajo flet rreth çështjeve të cilat janë të rëndësishme dhe hyn në grindje kur e sheh se është e nevojshme.

E patrembura Priyanka Chopra", shkruan përkrah një fotoje të bukuroshes të cilën kjo revistë e ka publikuar në rrjetin social “Instagram”. Ky është titulli i pestë me radhë për bukuroshen indiane, e cila viteve të fundit është bërë shumë e famshme në Hollivud, duke u angazhuar në shumë filma dhe seri televizive.

Aktorja e bukur tashmë një kohë është në romancë me këngëtarin Nick Jones dhe tani as që po mundohen që ta fshehin këtë romancë. Se popullariteti i kësaj bukuroshe është aq i madh e dëshmon edhe fakti se vetëm në rrjetin social “Instagram” ajo ndiqet hiç më pak se nga 25 milionë njerëz, transmeton më tutje "Zëri.info". 

Edhe pse është shumë e ekspozuar në medie, zeshkania atraktive vazhdimisht është munduar që të rrijë larg skandaleve, sidomos ato që lidhen me seksin dhe me drogën.

Është interesant se vetëm disa javë pasi në Paris ishte terrorizuar dhe ishte plaçkitur bukuroshja Kim Kardashian, e njëjta i kishte ndodhur edhe Pryankas dhe të dashurit të saj, të cilët ishin plaçkitur dhe ishin maltretuar në dhomën e hotelit të tyre po në Paris.

Për fat, ata kishin shpëtuar pa lëndime serioze, edhe pse ishin kërcënuar me armë dhe ishin plaçkitur. /Zëri

Image 
Image 
Image