E pabesueshme, kënga e re e Elvanës dhe Ledrit, për një ditë gati 1 milion klikime

Showbiz July 03, 2018 - 17:57
(Video)

Kënga më e re nga Elvana Gjata në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shehun e cila u postua mbrëmë tanimë numëron gati 1 milionë klikime në platformën “Youtube”, shkruan “Zëri.info”.

Kënga e cila sjell një ritëm shumë veror si duket është pëlqyer shumë nga publiku pasi që për një kohë shumë të shkurtër është bërë njëra ndër këngët më të dëgjuara në vend.

LEXO EDHE: Premierë: Elvana Gjata, Ledri Vula dhe John Shehu publikojnë këngën ‘Mike’

Kujtojmë se këngëtarja e Elvana Gjata së fundmi ka publikuar edhe këngën “Ku Vajti”, e cila po ashtu numëron miliona klikime në “Youtube”, ndërsa Ledri Vula këngën e fundit e ka në bashkëpunim me reperin Lyrical Son “Princess Diana”, e cila po ashtu për një kohë shumë të shkurtër u bë thuajse hiti numër një në vend. /ZËRI