Ramiz Lladrovci takon drenicasen që do të përfaqësoj Kosovën në ‘Miss World’!

Showbiz July 03, 2018 - 15:58
Lajmet e fundit nga showbizi

 Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim vajzën e cila ditë më parë ka fituar kurorën e më të bukures, kurorë me të cilën do ta përfaqësojë Kosovën në ‘Miss World’ që këtë vit do të mbahet në Kinë, shkruan “Zëri.Info”.

‘Miss World Kosova’, për këtë vit është Rreze Dautaj  e cila është nga komuna e Drenasit, ndërsa është rritur në Suedi.

Lladrovci me këtë rast i ka dhënë asaj një mirënjohje me të cilën thotë se shpreh respektin për prezantimin dhe angazhimin si një vajzë krenare e Drenicës.

“Sot, me kënaqësi kam pritur në takim, fituesen e garës në Kosovë për Miss ëorld, Rreze Dautaj, vajza jonë nga komuna e Drenasit, e cila përfaqëson tërë bukurinë magjike të vajzave tona.

Presim që në Kinë, Rrezja të përfaqësoj sa më denjësisht bukurinë, në mesin e bukurosheve të botës. Edhe pse Rrezja me prindërit shqiptar, është e rritur në Suedi, kurrë nuk e harroi Kosovën dhe është krenare se është shqiptare nga Drenica.

Në emër të qytetarëve të Drenasit, ia dhashë mirënjohjen e cila shpreh respektin tonë për të, prezantimin e saj kudo që punon dhe angazhohet si vajzë krenare e Drenicës.

Krenar me Ty Rreze. Suksese!”, ka shkruar Lladrovci./ZËRI.

Image

Image

Image