Ganimete Musliu viziton varrezat e prindërve të saj

Showbiz June 15, 2018 - 12:46
Lexo lajmet nga vendi, rajoni dhe bota!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu njihet si një besimtare e devotshme e fesë islame.

Ajo ka agjëruar gjatë gjithë muajit Ramazan, ndërsa ka shtruar edhe iftar për bashkëfshatarët e saj në Baks para disa dite.

E sot si shumë myslimanë, edhe Ganja ka nisur herët ditën e Fitër Bajramit por ajo fillimisht ka vizituar varrezat e prindërve të saj.

“Bashke me nipin tim Drenin sot ne prag te Fiter Bajramit vizituam varrezat e prinderve. I pastruam dhe vendosem edhe lule. Zoti i meshirofte prinderit tane dhe i befte prej banoreve te Xhenetit’ ka shkruar Musliu në fotografitë e publikuara në mëngjesin e sotëm.

Image