Angela Martini: Donald Trump e meriton çmimin Nobel

Showbiz June 12, 2018 - 18:29

Angela Martini është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo nuk ka nguruar të jep edhe opinionin e vetë sa i përket takimit mes dy liderëve botëror, i cili u cilësua si historik.

Donald Trump, presidenti i SHBA-së si dhe Kim Jong-un, kryetari i Koresë së Veriut, janë takuar në shtetin e Singaporit ndërsa arritur marrëveshja për denekluarizimin e shtetit komunist korean.

Image

Kjo ka bërë që të reagojë edhe modelja jonë, e cila ka kërkuar që t’i jepet edhe çmimi Nobel për Paqe.

“Pavarësisht të gjitha opinioneve, unë mendoj që Presidenti Donald Trump meriton çmim Nobel për paqe për gjithçka ai ka arritur”, ka shkruar ndër të tjerash shkodrania në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se ajo muaj më parë ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me milionerin rumun Dragos Savulescun.

Ndryshe, Martini është duke punuar në projekte të ndryshme të modës pas një pauze që një kohë të gjatë. /Telegrafi

Image