Shpallet bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë

Shpallet bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë

Showbiz qershor 12, 2018 - 15:45
Aktori i famshëm kohë më parë për herë të dytë është bërë baba

Aktori Dwayne “The Rock” Johnson është shpallur si babai dhe bashkëshorti më i mirë në botë, transmeton Zeri.info. Ndërsa pas publikimit të fotos së fundit ku ai shihet duke ushqyer bashkëshorten derisa ajo e ushqen me gji foshnjën e tyre, këtë titull vërtetë e meriton.

Image

Aktori i famshëm kohë më parë për herë të dytë është bërë baba, ndërsa tani ka dëshmuar se përfundimisht është edhe bashkëshort i përkryer. Ai ka publikuar një foto ku shihet duke ushqyer gruan e tij Lauren, e cila është e zënë duke i dhënë gji vajzës së tyre të vogël, Tiana Gi.

“Unë do t’i rregulloj gjërat. Mami është shumë zënë duke ushqyer Tianan, prandaj unë ia jap darkën. Kënaqësia ime. Kam shumë respekt ndaj saj dhe ndaj mamave tjera të cilat ia arrijnë t’i mbajnë gjërat nën kontroll”, ka shkruar “The Rock”.

Adhurueset nuk i kanë kursyer lëvdatat, ndërsa 5 milionë pëlqime është shenjë e mbështetjes së madhe për të./ZERI