Majlinda Zeka në lidhje me këngëtarin e njohur!

Showbiz June 11, 2018 - 18:57
Lexo detajet

Majlinda Zeka u bë e njohur për publikun pas lidhjes dhe ndarjes që pati me reperin Majk.

E nga atëherë emri i saj është lakuar shpesh nëpër mediat rozë, shkruan lajmi.net

Pas ndarjes patën dalë zëra se ajo ka nisur të shoqërohet me këngëtarin Burak Vehapi nga grupi Fama, madje aludonin për lidhje.

Mirëpo ishte vetë Buraku ai i cili e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë në një intervistë të dhënë më parë ku ka thënë se Majlindën e ka mike shumë të mirë dhe diçka të afërme.

”Majlinda është mike shumë e mirë e imja dhe e afërt e imja dhe sikur çdo njeri edhe unë kam shoqërinë time që ndaj kohë me të, e njëra ndër to është edhe Majlinda”, kishte thënë Buraku.

Megjithatë dyshja po vazhdojnë të shoqërohen bashkë.

Image