Vali Corleone i njëjtë edhe pas 'mjekimit' - Thotë se Jesuralemi u bë i Izraelit me vendim të tij

Showbiz June 09, 2018 - 22:11
Lexo detajet

Vali Corleone duket se nuk është përmirësuar pavarësisht tretmanit mjekësor që kishte pasur për muaj të tërë. Thash po thotë se është njeri me më ndikim në botë. Ai ishte detyruar të marrë tretman mjekësor për shkak se ishte dëshmuar se kishte probleme psikike, raporton Insajderi.

Personazhi nga Gjilani që u bë i famshëm në Kosovë për jetë të shfrenuar kishte bërë një veprim të turpshëm muaj më parë. Kishte rrahur babanë dhe nënën e tij. 

Corleone kishte dashur që t’i përjashtojë nga shtepija. Për këtë rast ai kishte qëndruar në burg por më pas ishte vertetuar se ai vuan nga çrregullimet psikike.

“Nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit psikiatër Dr. Afrim Canaj, lidhur me gjendjen shëndetësore të të pandehurit Princ Valentino Corleone dhe nga vlerësimi i gjendjes aktuale mendore që i është bërë klientit menjëherë pas periudhës kur ai është arrestuar, por edhe nga përpjekjet e mëhershme për të vendosur një komunikim adekuat dhe trajtim, për fat të keq nuk është arritur pasi që i njëjti ka manifestuar probleme psikologjike”, ka arsyetuar gjykata në aktvendim.

Por tash pas disa muajve Princi nga Gjilani është kthyer përsëri. Ka mbetur i njejti, pa ndryshuar asgjë.

Corleone tash po thotë se është njeri me më ndikim në botë. Madje thotë se ai kishte vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit.

“Për dikë mund të jetë edhe ëndërr apo dicka tjetër por unë jam njeri më me ndikim në botë. shembull unë kam vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit dhe presidenti Trump e ka dëgjuar mendimin tim”, ka thënë ai në T7.