Ky person që dyshohet se theri me thikë DJ Blunt

Showbiz June 09, 2018 - 18:44
Lexo detajet

Dje në mediat kosovare gjithandej u raportuar se reperi i famshëm Blunt, ishte sulmuar me thikë në Prishtinë.

Incidenti u konfirmua edhe nga vet Blunt e bashkëpunëtori i tij Real, megjithatë u mohua të jetë sulmuar Blunt, por u tha se ai po ndihmonte një shok të tijin.

“Jo nuk është e vërtetë. Sot kemi publikuar klipin tonë “Dubai” dhe jemi duke u marrë me atë. Ka ndodh diçka tjetër me një shok timin, dhe e kam ndihmuar, nuk bëhet fjalë për therje. Jam në shtëpi, madje isha duke bërë një video tani. Kam pasur një rast me një shok timin, dhe më është dashur ta ndihmoj”, tha Blunt për Gazeta Blic.

Por Prive merr vesh se Blunt është përfshirë në një konflikt me një koleg të tijin.

Dyshohet që personat në fjalë janë DJ Gamble emri i të cilit është Ardian Berisha dhe po ashtu vëllai i tij.

Prive ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë vesh nëse Gamble që dyshohet të jetë i përfshirë është arrestuar, por nuk ka marrë përgjigjje nga ta.

Image