Marina Fara më në fund ia zbulon fytyrën të dashurit të ri

Showbiz June 08, 2018 - 21:21

Prej shumë kohësh Marina Fara është në qendër të vëmendjes në mediat rozë.

Jo vetëm se është vajza e Eli Farës apo prej historive të shumta të lidhjeve për të cilat është përfolur, por fotot seksi janë arsyeja kryesore. Vajza e këngëtares Eli Fara tërheq goxha vëmëndje me format e saj trupore të cilat nuk heziton asnjëherë se ekspozuari.

Prej muajsh ajo u nda nga i fejuari biznesmen por shpejt ka gjetur dashurinë e re. Është vetë Marina që sa herë i jepet mundësia shpërndan foto e video me të dashurin e ri si nga krevati ashtu edhe duke u puthur në rrugë gjithë pasion, por fytyrën nuk na e ka zbuluar asnjëherë.

Mirëpo sot pas kaq shumë kohësh, më në fund ajo e ka shuar vetë kuriozitetin duke publikuar një kolazh me fotot e tyre ku nuk ja fsheh më të dashurit fytyrën me emoji. Çifti në njërën prej fotove shfaqen duke u puthur dhe djali emri i të cilit nuk dihet ende, duket shumë simpatik.

Image