‘Çënari’ po qëndron në Tiranë, Erion Veliaj i ka dy llafe për të (FOTO)

Showbiz June 07, 2018 - 15:10
Aktori turk për herë të parë arrin në vendlindjen e gruas së tij

Aktori turk Tolgahan Sayëman, në vendin tonë u bë i njohur në rolin e “Çënarit”, përcjell “Zeri.info”.

Por, edhe më i njohur u bë për të gjithë shqiptarët në momentin që bëri publike lidhjen e tij me aktoren, modelen dhe moderatoren shqiptare Alemda Abazi.

Tolgahan dhe Almeda janë martuar vitin e kaluar, por aktori turk deri më tani asnjëherë nuk ka qenë në vendlindjen e bashkëshortes së tij, shkruan “Zeri.info”.

Ai dje për herë të parë ka ardhur në Tiranë, ndërkaq sot së bashku me bashkëshorten e tij Almedën, kanë qenë të ftuarit e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Me këtë rast, Veliaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar disa fotografi me çiftin, transmeton “Zeri.info”.

Velaj ka thënë po ashtu se nuk i fajëson të gjithë ata që shohin telenovelat e tij përditë.

Përmes këtij postimi Veliaj po ashtu ka treguar se dhëndrit i ka dhuruar një album pasi që siç është shprehur ai “ka marrë goc’ tirone dhe ka ardh te fshati gruas”, përcjell “Zeri.info”.

Më poshtë gjeni fotografitë që ka publikuar Erion Veliaj.