‘Girls’ nga Rita Ora arrin 2 milionë klikime (VIDEO)

Showbiz June 07, 2018 - 07:57
Në këtë video-klip nuk kanë munguar as skenat provokuese nga Rita, Bebe Rexha dhe Cardi B

Këngëtaret e famshme, Rita Ora, Bebe Rexha, Charli XCX dhe reperja Cardi B dje kanë sjell me video-klip këngën e re “Girls”, transmeton “Zeri.info”.

Ashtu si edhe vet titulli në këtë video-klip shfaqen vajza, por Rita është mbretëresha, ajo e cila është në qendër të vëmendjes.

Në këtë video-klip nuk kanë munguar as skenat provokuese nga Rita, Bebe Rexha dhe Cardi B, përcjell “Zeri.info”.

Mirëpo, pa u bërë akoma 24 orë, ky video-klip ka arritur ti marrë rreth 2 milionë klikime në YouTube.

Pavarësisht se u kritikua shumë për tekstin, kjo këngë ka arritur të pëlqehet edhe gjatë kohës sa ishte publikuar në versionin audio. /ZËRI/