Zone Club e çelë verën në Prishtinë, hapja e madhe më 9 qershor!

Showbiz June 04, 2018 - 20:25
Detajet

Klubi më emblematik i natës në qytet, Zone Club ka njoftuar se është bërë gati për edicionin e ri të verës 2018, në të cilin do të sjell shumë performanca dhe jetë të pasur kulturore në kryeqytet.

Me fushatën #çelivera, Zone Club ka nisur përgatitjet për hapjen e Zones së Madhe në zonën industriale në Fushë Kosovë, në të cilën do të performojnë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës vendore dhe të huaj.

Me kapacitet të shtuar dhe risi të shumta për argëtim dhe jetë të natës në Prishtinë, Zone premton se do të krijojë përvojë të jashtëzakonshme në kryeqytet.

Petrit Kllokoqi, bashkë-pronar në Zone ka thënë se këtë vit, programi i Zone do të jetë edhe më i mirë dhe më spektakolar sesa në vitet e kaluara.

“Këtë vit, vera do të çelë përnjëmend në Prishtinë, sepse kemi marrë artistët më të mirë, që do të dhurojnë performancat më të mira të muzikës dhe argëtimit, ndërsa këtë vit ne jemi siguruar që edhe ambienti i ri në Zone të jetë më i miri i mundshëm për një verë të gjatë dhe të paharruar në vendin tonë”.

Këtë vit, Zona e Madhe i hapë dyert më 9 qershor, natë në të cilën pritet të vijnë me mijëra të ftuar, në mesin e tyre edhe fytyrat më të rëndësishme të estradës dhe figura të shumta publike nga gjithë Kosova.