Zbulohet se sa persona morën pjesë në koncertin e Ritës në Tiranë (FOTO)

Showbiz June 03, 2018 - 23:40
Ja sa persona morën pjesë në këtë koncert

Bashkia e Tiranës sot organizoi koncert me këngëtaren kosovare me famë botërore, Rita Ora, raporton “Zeri.info”.

Rita Ora “ndezi” sonte gjithë Shqipërinë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ishin rreth 250 mijë persona që morën pjesë në koncertin e saj, shkruan “Zeri.info”.

Këtë gjë e bëri të ditur motra e Ritës, Elena Ora, e cila publikoi një fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Insagram”, ku tregoi se të pranishëm në këtë koncert ishin 250 mijë persona.

Elena falënderoi edhe një herë kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, për këtë koncert, shkruan më tutje “Zeri.info”.

Kujtojmë se koncerti i Rita Orës që është mbajtur më 17 shkurt të këtij viti për nderë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës kishte mbledhur mbi 300 mijë persona, raporton “Zeri.info”.

Pavarësisht se në Shqipëri temperaturat ishin më të larta krahasuar me koncertin që Rita kishte mbajtur në Prishtinë në muajin shkurt, publiku kosovarë ishte në numër më të madh. /ZËRI/