Fisnik Ismaili sot ka ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur (FOTO)

Showbiz June 03, 2018 - 18:25
Ja sa vite ka mbushur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Fisnik Ismaili, sot ka ditëlindjen, shkruan “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, deputeti Ismaili, ka shkruar se fizikisht ndihet si 25-vjeçar ndërkaq siç thotë ai, në ‘krye’ e ndjen veten si 12-vjeçar, përcjell “Zeri.info”.

Por realisht, deputeti Fisnik Ismaili, sot ka mbushur plot 45 vjet.

Ky është postimi i deputetit Ismaili.

 

Falënderimi i shkon Fezbukit, që ma kujtoi se e kam ditëlindjen. Kur po i bajshe do vjet, s'po di a prej dëshirës mos me ia kujtue vetes që po plakesh, apo se ta ka lëshue prej pleqnisë, po harrojshe. Me thanë se po ndihem fizikisht si 25 vjeçar, veç ju rrej me fore të krizës së mezojetës. E që në krye kam mbetë 12 vjeçar, është fakt që hala as pubertetin s'e kam kalue, edhe tanë jetën qet fëmijë brenda kam me e mbajtë. Veç kur po e mendoj, 45 vjet, e aq shumë kam përjetue, po e kuptoj se sa e bukur është jeta, edhe atëherë kur të rrehë shkelma fytyrës sa je i shtrimë përtoke. "Vdes për me jetue, e jetoj për mos me vdekë kurrë." Ma tha dje një mik, e s'po di a e ka origjinale, apo e ka dëgjue diku, por më pëlqeu shumë.

A post shared by Fisnik Ismaili (@karrota) on