Ndryshimi drastik që Rita ka bërë në pamje para arritjes në Shqipëri

Showbiz June 03, 2018 - 14:24
FOTO

Sonte do të mbahet koncerti i paralajmëruar i Rita Orës në Tiranë.

Këngëtarja pritet që për pak kohë të mbërrijë në aeroportin e Tiranës, shkruan lajmi.net.

Para se të nisej, Rita ka publikuar disa imazhe nga Londra, me të cilat ka paralajmëruar fansat që të përgatiten për shoun që do të bëj sonte në Tiranë.

Po ashtu, me këto fotografi, Rita ka treguar edhe ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, duke ngjyrosur flokët e kuqe.

“Shou i parë në Tiranë pastaj në Veronë  [ë] ‍ë [ë] ‍ë oh dhe flokët e mija të kuqe.”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja mbi fotografitë ku shihet e veshur me një fustan me ngjyra, një palë çizme të gjata dhe xhaketë me po të njëjën ngjyrë.

Kujtojmë që koncerti i Ritës në Tiranë organizohet nga Bashkia e Tiranës, ndërsa fillon nga ora 18:00, në sheshin “Skënderbej” do të performojë edhe Kida.