Pak orë para koncertit në Tiranë, Rita: Nuk më pritet të ju shoh sonte!

Showbiz June 03, 2018 - 08:23
Rita Ora sonte do të mbajë koncert madhështor në Tiranë.

Koncerti i këngëtares ishte paralajmëruar ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkruan lajmi.net.

Rita do të performojë në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, ndërsa fansat e saj nga të gjitha trojet shqiptare presin me padurim performancën e saj.

Pak orë para koncertit, këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, ku thekson se me padurim pret të performojë në Shqipëri.

“Tirana, Shqipëria, sonte nuk më pritet të ju shoh të gjithëve!!!”, ka shkruar ylli me famë botërore, duke i shtuar flamujt kombëtar statusit.

Image

Image