Blerim Destani po xhiron film me John Travlota dhe Morgan Freeman

Showbiz June 02, 2018 - 20:12
Lexo detajet

Aktori shqiptar i njohur edhe në kinematografin e huaj, Blerim Destani së fundmi po xhiron film përkrah emrave të njohur të artit botëror, siç jan John Travolta e Morgan Freeman, shkruan "Zëri.info".

Destani, përmes llogarisë së tij në "Instagram" e ka konfirmuar një gjë të tillë duke publikuar kështu përmes një fotografije të postuar.

“Kurrë mos ndaloni të besoni në aftësitë tuaja. Dhe po, ëndrrat bëhen të vërteta. Është një nder të punosh me një ekip të tillë frymëzues dhe profesional. Ps. ne kemi nevojë për më shumë shqiptarë në Hollywood”, ka shkruar Destani krahasa fotografisë së bashkëangjitur. /Zëri/