Ricky Martin ka dy fjalë për Era Istrefin

Showbiz June 02, 2018 - 17:08
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ricky Martin ka qenë dashuria e shumë vajzave shqiptare të cilat janë rritur me muzikën e tij.

Gjithmonë seksi dhe shumë i pashëm, ai i ‘zhgënjeu’ shumë prej tyre teksa deklaroi që ishte homoseksual dhe pëlqen meshkujt.

Por tashmë shumë pak e paragjykojnë për preferencat seksuale dhe shumë i duan HIT-et e tij. Por e dini që edhe Ricky ka dëgjuar këngën “Live it up” të Era Istrefit dhe yjeve botërorë, Nicky Jam dhe Will Smith?

Po, po dhe me siguri Era do këtë ‘fluturuar në qiellin e shtatë’ nga gëzimi kur ka parë këtë koment.

“Ju lumtë!”,- shkruan Martin në videon e postuar nga Will Smith në Instagram ku është bërë ‘tag’ dhe Era bashkë me flamurin shqiptar.Image