Blero nuk festoi me Tarën, por ja si e uron atë për '1 qershor'

Showbiz June 01, 2018 - 20:49
Showbiz

Këngëtari Blero Muharremi edhe pse nuk ishte bashkë me vajzën e tij në këtë festë të 'Qershorit', ai kurrsesi nuk e la pa e uruar vajzën me fjalët më të mira, shkruan "Zëri.Info".

Në rrjetin social "Instagram", Blero ka publikuar një fotografi të Tarës e bashkangjitur me të i ka shprehur dashurinë e madhe që ka për të.

"Urime dita e femijve jeta jem ë. Ti je femiu ma i mbare dhe i dashur. Je perplot me dashuri ë. urime kjo dit te gjithe femive kudo qe jan ë. ZOTI JU RUAJT ", janë fjalët e Bleros.

LEXO EDHE: Kështu e festuan '1 Qershorin' Teuta me Adonisin dhe vajzat!

Ndryshe, Tara këtë festë ka zgjedhur ta festojë pranë nënës së saj dhe motrës, në një vend tejet luksoz prej ku edhe publikuan një fotografi bashkë si familje, se bashku me Adonisin bashkëshortin e Teuta Krasniqit./ZËRI

Image