Së shpejti në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë

Showbiz June 01, 2018 - 16:27
Showbiz

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa po shënon sukses çdo ditë e më shumë ane e mbanë botës.

Së fundmi, ajo bëri hapjen e finales së Ligës së Kampionëve e cila shkëlqeu me paraqitjen e saj, shkruan lajmi net.

Muaj më parë Lipa kishte bërë një listë me vendet që do të performonte, në mesin  e të cilëve ishte edhe Kosova.

Ndërsa, sot ka qenë babai i Dua Lipës i cili ka ndarë një postim me ndjekësit në Instagram ku ka njoftuar se shumë shpejt do dalin në shitje biletat për festivalin muzikor “Sunny Hill”, që do mbahet me 10 gusht.

“OHHh YESSë, A po e ndjeni ngrohtësinë e festivalit? Pak ditë para daljes së biletave, duke i numëruar ditët, SunnyHill, Festival, Prishtina”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që Dua performon në Prishtinë, ajo ishte e pranishme në tetor të vitit 2016. 

Image