Aktori 60-vjeçar bëhet baba për herë të pestë

Showbiz May 18, 2018 - 15:51

Një yll i Hollivudit, aktori 60-vjeçar Alec Baldwin dhe bashkëshortja 36-vjeçare, Hilaria, u bënë prindërit për herë të katërt.

Aktori amerikan, i njohur për filmat në Mission Impossible, Pearl Harbor dhe The Departed, zbuloi përmes rrjeteve sociale se është bërë baba për herë të katërt.

“Le të shkojmë përsëri,” shkroi aktori nën foton e regjistruar në spital, ndërsa Hilaria zbuloi se “është një djalë, që fëmija është i shëndetshëm dhe se pesha e tij është 3 kilogramë e 600 gramë”.

Aktori dhe bukuroshja janë martuar para gjashtë vjetëve dhe tashmë kanë një vajzë të quajtur Carmen Gabriel, e cila ka katër vjet, djalin trevjeçar, Rafael dhe Leonardin dyvjeçar.

Boldwin gjithashtu ka një vajzë 22-vjeçare, Ireland, të cilën e ka prej martesës me Kim Besingerin.

Theksojmë se bashkëshortja e aktorit është trajnere e palestrës dhe jogës, ku ishin njoftuar dyshja amerikane.

Ndryshe, Baldwin do ta shohim në projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave.

 

Happy Mother’s Day to my one and only...

A post shared by Alec Baldwin (@iamabfalecbaldwin) on

 

Here we go again! #BaldwinitosEverywhere

A post shared by Alec Baldwin (@iamabfalecbaldwin) on