E tregon djali i tyre, Lumja e ‘shkrin’ Thaçin kur vishet me të kuqe

Showbiz March 14, 2018 - 22:31
Endrit Thaçi publikon një fotografi të prindërve të tij

Familja presidenciale shpesh janë edhe në shtypin rozë dhe atë satirik.

Ngritja e gruas së presidetit Thaçi, Lumës, pas luftës dhe titujt akademikë që mori në këtë periudhë e sollën atë edhe në shkrimet satirike, përcjell ORAvip.

Pavarësisht kësaj, Thaçi e ngriti imazhin e tij duke e ekspozuar familjen e tij gjatë fushtave zgjedhore bëri që të fitojë sa më shumë simpati nga publiku për t’ua marrë votën e tyre.

Lumja e shoqëroi burrin e saj në shumë paraqitje mediative dhe veshja e ‘Zonjave të para’ zgjon gjithmonë interes për mediet rozë.

Në një fotografi që e ka publikuar djali i tyre, Endriti në rrjetet sociale, Lumja shihet të ketë veshur një kostum të kuq.

Një bionde që i shkon shumë ngjyra e kuqe, Lumja e ‘shkrin’ të tërin Hashimin.

Image