Ami dhe Ermali bekohen me vajzë!
Showbiz
March 12, 2018 - 14:44
Ermali publikon fotografinë e vajzës dhe Amit
Çifti i njohur i ekranit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bekuan me një vajzë.
Ka qenë Ermali i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale të tij me Amin dhe vogëlushen e porsalindur.
Tashmë çifti është prindër i dy fëmijëve së bashku me djalin Joel.
"Zoti na bekoi përsëri, kësaj rradhe me një vajzë...", ka shkruar Ermali krahas fotos së publikuar ku çifti shfaqet më i lumtur se kurrë.
Por ata duket se kanë dashur të mos zbulojnë ende emrin që kanë zgjedhur për të voglën e tyre.