Përfundimisht! Blunt bën ‘paqe’, por ka një porosi për Ledrin

Përfundimisht! Blunt bën ‘paqe’, por ka një porosi për Ledrin

Showbiz mars 12, 2018 - 09:41
Një sherr mes reperëve shqiptarë kishte bërë bujë në medie këto ditë

Përmes rrjeteve sociale, Blunt dhe Real kishin fyer Ledrin, Gjikon si dhe Faton Shoshin, shkruan lajmi.net.

Ishte Ledri ai i cili asnjëherë deri më tani nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Por, në intervistën e fundit të tij, duke dashur të tregohet i rezervuar pasi pyetet për Blunt thotë se “nuk e di çfarë problemesh psiqike ka ai”.

Nuk ka vonuar shumë dhe Blunt përmes Instagramit ia përmend intervistën Ledrit, të cilin e quan “çika jeme”.

Ndërsa, ai shtoi se më nuk do të merret me të, por për ta përmbyllur gjithë këtë, ai publikoi disa fotografi të realizuara më montazhë, me të cilat ironizoi me reperin.

Image

Image