Edhe një dëshmi që Butrinti dhe Kiara janë bashkë

Showbiz March 11, 2018 - 11:31

Butrint Imeri është në mesin e meshkujve më të pashëm në estradë.

Projektet e tij muzikore po rezultojnë shumë të suksesshme dhe është i pranishëm me koncerte në vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Krahas jetës profesionale, këngëtari është shumë i komentuar edhe për jetën e tij private, e së fundi është përfolë për një lidhje të mundshme me moderatoren Kiara Tito.

Kjo lidhje ishte mohuar nga dyshja, por faktet po e tregojnë të kundërtën, ngase ata sërish ishin bashkë.

Këto ditë në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi, ku shihet se Butrinti dhe Kiara kanë pozuar nga i njëjti vend, e që të vërtetën mbetet ta pranojnë vetë ata. 

Image