Elvana Gjata gëzon edhe një sukses të ri
Showbiz
March 11, 2018 - 11:29
Elvana Gjata është ndër këngëtaret më të dashura për publikun.
Pas një pauze të gjatë, Elvana është rikthyer në Shqipëri duke publikuar albumin me gjashtë këngë, shkruan lajmi.net.
Promovimin e këtij albumi e kishte bërë në mënyrë të veçantë, pra pikërisht në ditëlindjen e saj dhe këngët rezultuan shumë të suksesshme.
Ky projekt ka arritur 18 milionë klikime brenda muajit, e që për këngëtaren është sukses i jashtëzakonshëm.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i këngëtares, duke publikuar shifrat në rrjete sociale.