Imazhi i fundit i Xhensilës, nxit edhe më tepër dyshimet rreth shtatzënisë

Showbiz March 10, 2018 - 15:24

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare.

Megjithëse nuk ka sjell që një kohë të gjatë ndonjë këngë të re, bukuroshja po arrin të jetë në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë shqiptare.

Ajo gjithnjë e më tepër po bëhet pjesë e spekulimeve rreth mundësinë së brenda disa muajve të bëhet nënë.

E gjithë kjo pasi në kohët e fundit ka shtuar peshë dhe se janë shtuar zërat për një shtatzëni të mundshme.

Image

 

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me barkun paksa të fryrë.

Edhe pse lajmet e trajtuan si fakt të kryer, vetë Xhensila vazhdonte të mos e pranonte publikisht shtatzëninë e saj.

Ndryshe, bukuroshja është e martuar me aktorin e njohur shqiptar, Bes Kallakun. /Telegrafi/