Rita Ora pjesë një festivali të madh

Showbiz March 10, 2018 - 14:30
Ja për cilin festival bëhet fjalë

Në festivalin e “BBC Music’s Biggest Weekend” nuk mund të mungonte këngëtarja shqiptare, Rita Ora.

Kjo e fundit së bashku me Liam Payne dhe Sam Smith janë ndër këngëtarët e fundit që janë shtuar listës së artistëve që do të performojnë në festivalin më të madh të javës në “BBC Music”.

Image

 

Camilla Cabello, Stefflon Don, Mabel, Sigrid, 30 Second dhe George Ezra gjithashtu janë në këtë listë prej shumë këngëtarëve.

Biletat për “Fundjavën më të madhe” të Radio BBC 1 në Swansea janë shitur, por dëgjuesve do t’u jepet mundësia për të fituar bileta në formë të dhuratave gjatë muajit maj.

Seria e koncerteve nga 25 deri më 28 maj përbëjnë ngjarjen më të madhe muzikore të zhvilluar ndonjëherë nga BBC.

Gjithashtu atyre do t’iu bashkohen edhe Ed Sheeran dhe Taylor Swift në disa prej qyteteve të Uellsit.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

 

 

After work ë‍ë just smile it’s so easy!! ë‍ë

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on