‘Xhakarta’ kopje e nënës së saj! (Foto)

Showbiz March 09, 2018 - 23:48

U bë e njohur fal rolit që ka marrë në një seri komike.

Fjala është për aktoren, Arta Elezaj e cila më së miri njihet me emrin “Xhakarta”.

Ajo në rrjetin social “Instagram” shpesh herë publikon fotografi të ndryshme, dhe nuk heziton aspak t’i tregojë linjat e bujshme trupore që ka.

Atë e bënë interesante edhe stili i flokëve që ka, pasi ajo i ka flokët e shpeshta dhe me shumë kaçurrela duke marrë kështu një formë të rrumbullakët.

Aktorja për 8 marsin, ka publikuar në hapësirën e storjeve në “Instagram”, një fotografi të nënës së saj, e cila duket çartë se ia ka dhuruar bukurinë së bijës.

“Urime ditën e grave, nënës më të mirë në botë” – është mbishkrimi që i ka vënë Elezaj fotografisë.