8 Marsi ishte ditë ‘e zezë’ për motrën e Mihrie Brahës, ja çfarë aksidenti i ndodhi!

Showbiz March 09, 2018 - 22:01

Përderisa të gjithë VIP-at shqiptar, nuk reshtën së publikuari fotografi e video për ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin – motra e Mihrie Brahës siç duket nuk ka pasur kohë të bëjë një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi, Lora Baraha që në publik njihet si motra e këngëtares Mihrie Braha e e cila me profesion është këngëtare, e ka thyer dorën në dy zona.

Këtë e ka bërë të ditur vet motra e saj Mihria, e cila ka publikuar një video disa sekondëshe ku shihet Lora teksa si me shaka e ngre dorën lart edhe pse të thyer e të fashuar në gips.

Kjo gjë me aq sa shihet edhe në video, nuk është se e ka penguar këngëtaret që të qeshin me aksidentin. Sido që të jetë, Lora duket goxha mirë dhe e lumtur, përderisa në prapa-sfond ndihet zëri i Mihries e cila qeshën me veprimet e motrës së saj, shkruan GazetaBlic.

Marrë parasysh se thyerja e dorës në dy zona merr kohë për t’u shëruar, Lora do ta ketë pak të vështirë deri sa të mësohet me gjendjen e saj.

Edhe pse nuk i dimë shkaqet të cilat kanë çuar deri tek ky aksident i këngëtares, ne shpresojmë që ajo do të jetë më e kujdesshme herëve të tjera, e njëkohësisht i urojmë shërim sa më të shpejtë.

 

Lora loqka me dorë t'thyme edhe atë në dy vena......urime 8 marsi...M B

A post shared by Mihrije Braha (@mihrijebraha) on