Rita Ora, një maniake e fitnesit, ia bën bajat Jennifer Lopezit - (Video)

Showbiz March 09, 2018 - 16:56
Ushtron si e 'çmendur'

Një ditë më parë, aktorja dhe këngëtarja e famshme Jennifer Lopez, në rrjetin social Instagram ka publikuar një foto nga fitnesi, duke treguar format e jashtëzakonshme të trupit, transmeton Zeri.info.

Dhe pasi këtë e ka parë kolegia e saj më e re, këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, menjëherë ka dashur të tregoj se edhe ajo është një adhuruese e madhe e palestrës dhe falë saj edhe ajo ka një trup super-seksi.

Bukuroshja shqiptare ka komentuar pikërisht foton e Jennifer-it, duke thënë se ‘pasi e ka shikuar këtë foto, ajo menjëherë ka shkuar në palestër. Dhe pasi ka shkuar atje, ajo menjëherë ka realizuar një video, të cilën ia ka dedikuar pikërisht Jennifer-it dhe në të cilën ajo shihet duke realizuar disa ushtrime vërtetë të vështira, shkruan më tej zeri.info.

Çfarë të themi tjetër, përveç bravo Rita!/ZERI

 

 

Today’s pre show warm-up ë

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on