Jim Belushi i jep fund martesës

Showbiz March 06, 2018 - 12:17

Pas pothuajse 20 vitesh martesë, Jim Belushi ndahet nga bashkëshortja Jennifer Sloan.

Ish-gruaja e Belushit ka paraqitur kërkesë për divorc pas gati 20 vitesh martesë, shkruan UsMagazine, transmeton lajmi.net.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Us Weekly, Sloan paraqiti kërkesën për ndarje të hënën në Los Angeles në 5 mars, datë e cila gjithashtu rastisi të jetë edhe përvjetori i vdekjes së John Belushit.

Vëllai i aktorit vdiq 36 vjet më parë nga mbidoza e drogës.

Ajo thuhet se kërkon mbështetje nga bashkëshorti dhe kërkon ruajtjen e përbashkët ligjore të dy fëmijëve të tyre: Jamison, 18 vjeç dhe Jared, 16 vjeç.

Kjo do të jetë divorci i tretë i Belushit.

Ai ishte martuar më parë me Sandra Davenport nga viti 1980 deri më 1988 dhe me Marjorie Bransfield nga 1990 deri më 1992.