Me të drejtë janë sinonimi i bukurisë

Showbiz March 06, 2018 - 09:25

Bukuria është në syrin e vëzhguesit dhe me siguri se jo të gjithë do të pajtoheni me emrat që gjenden në këtë listë.

Mirëpo studime, anketa dhe hulumtime të shumta kanë treguar se këto aktore janë më të bukurat në Hollivud. Ato janë ikona të bukurisë.

Yllin e serisë “Game of Thrones”, Emilia Clarke, një softuer kompjuterik e ka shpallur si bukuroshen me vijat më të përkryera të fytyrës dhe me këtë pajtohen edhe meshkujt në një anketë të zhvilluar, transmeton "Zeri.info". Përveç aktrimit, ajo është një këngëtare e suksesshme e muzikës xhaz dhe bluz.

Ish-bashkëshortja e Johnny Depp, Amber Heard, ka tërhequr vëmendjen me bukurinë e saj që nga hera e parë që është paraqitur në ekranin filmik. Nuk është çudi që Johnny ishte çmendur pas saj dhe për të e ka braktisur edhe partneren shumëvjeçare Vannesa Paradise.

Cara Delevingne është popullarizuar si manekine, por së fundmi i është përkushtuar karrierës filmike. Kjo britanike e bukur ka inspiruar shumë trendë të bukurisë në mbarë botën, përcjell "Zëri". Është e talentuar edhe për këndim, luan në kitarë dhe në daulle, prandaj pa dyshim se do ta sprovojë veten edhe në skenën muzikore.

Charlize Theron, 40 vjeçe, qysh para 20 vjetësh kishte depërtuar në aktrim dhe që nga atëherë vetëm përparon, ndërsa as sharmi dhe bukuria e saj nuk veniten kurrë.

Manekinia 29-vjeçare nga Rusia Irina Shayk e tërheq vëmendjen me trupin e saj të bukur dhe shikimin me të cilin pushton.

Para disa viteve kishte rënë në sy me rolin debutues në filmin “Hercules” me Dwane Johnson. Në atë kohë ishte në romancë me Christiano Ronaldon, ndërsa pas ndarjes nga ai ka pushtuar zemrën e aktorit Bradley Cooper, me të cilin kohë më parë është bërë për herë të parë nënë.

Scarlett Johansson karrierën e ka filluar kur ishte vetëm 10 vjeçe dhe që nga atëherë radhit vetëm suksese. Kjo bukuroshe është e vetmja që revista “Esquire” dy herë e ka shpallur si femrën më seksi në botë.

Një fakt që ndoshta nuk e keni ditur për të, ajo vuan nga frika morbide nga zogjtë. /ZËRI/

Image

Image